Këto ditë, respektivisht, me rastin e njëvjetorit të uzurpimit politiko-partiak të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, në kuadër të Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg.com”, do të dalë nga shtypi libri voluminoz me titull “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”!
Libri në vete ngërthen një mori shkrimesh, analizash e komentesh, intervistash e deklaratash, të cilat mëtojnë të hedhin dritë mbi tërë lojën politike të cilën e drejtoi ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai, me qëllim të partizimit dhe të politizimit të të vetmit institucion islam të myslimanëve të Maqedonisë.
Rreth 250 shkrime të llojeve të nryshme, në rreth 700 faqe, hedhin dritë mbi të gjitha lojërat që u luajtën mbi kurriz të BFI-së me qëllim të shkatërrimit të këtij Institucioni, rreth 250 zbardhje të lojërave të nëndheshme që u luajtën në dëm të myslimanëve të vendit e në interes të shërbimeve të huaja, por edhe të partive politike që përbëjnë pushtetin.
Libri në fjalë do të ngelë si një fakt që do t’i rezistojë kohërave të ndryshme për të dëshmuar mbi një kohë dhe mbi aktorët që nga shërbimet e diskutueshme morën rol të shkatërrimit të institucionin islam gjashtëqindvjeçar të këtij nënqieli.
Meqë libri është voluminoz dhe mjaft i kushtueshëm, meqë do të jetë edhe problem për ta sjellë komplet tirazhin në Maqedoninë e Veriut, meqë libri shqip nga Shqipëria dhe Kosova e ka të pamundshëm depërtimin tek shqiptarët e Maqedonisë, të gjithë ata që do të shpehin interesim për ta pasur këtë botim në biblotekat e tyre, le të na shkruajnë lirisht në imbox me qëllim që të dimë se sa dhe kujt t’ia sjellim ekzemplarët e kërkuar. Natyrisht, edhe besimtarët tanë nga diaspora, kudo qofshn ata, le të na shkruajnë, sepse shërbimet tona përmes shërbimeve të shpejta postare (DHL) do t’ua dërgojnë në çdo adresë të kërkuar.
Gjithësesi, planifikohet që, më vonë, botimi të dalë edhe në format elektronik dhe, të jetë i disponueshëm për secilin që dëshiron t’i rilexojë apo t’i ketë në një vend të gjitha shkrimet e botuara brenda një viti, shrime këto që nxjerrin në pah profilin psikologjik, profilin e pseudo-teologut demagog e hipokrit të Shaqir Fetait si dhe që zbërthejnë tërë atë skenar të huaj që u mundua ta luajë Shaqir Fetai në emër të islamit, të jetës fetare islame dhe të myslimanëve të vendit! Fundja, do të dëshmojë për një tradhëti dhe për një komplot origjinal e të tmerrshëm që u zhvillua në një kohë pandemie.
Pa dyshim, botimet e këtilla gjihësesi që do të shërbejnë literaturë bazë për ndonjë faqe të historisë kombëtare e cila do të flasë për veglat e huaja që gjithnjë kanë shërbyer për t’i njollosur klerikët myslimnë dhe pr t’i paraqitur si elementë destabilizues të qenies kombëtare. Nëse në të kaluarën nuk ka pasur shënime, në të ardhmen ky libër do të dëshmojë se si janë luajtur skenare të ulët nga pseudo-teologët në dëm të teologëve të mirëfilltë dhe të islamit në përgjithësi./1kliklarg

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Haradinaj nuk deklarohet para Speciales për aktakuzën kundër tij

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…

Digjet një shtëpi në Shkup, një person humb jetën

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 20.40 është raportuar se në një…

“Organizmi letrar” me nevoja të veçanta

Midis nesh Letërsia shqiptare është një materie e brumosur gjithandej ku flitet…

Osmani takon Akar, kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim të Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes…

AI: Kina po kryen krime kundër njerëzimit në Ksinjiang

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se Kina është…