Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që kancelari gjerman, Scholz të kërkojë reforma në BE.

Scholz ka kërkuar gjithashtu që blloku të lëvizë në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Përveç kandidatëve  edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA: “Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht.

Scholz tha se do të flasë për këtë në samitin e BE në fund të qershorit.

Ai tha se shpreson që nga samiti i BE të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor,  të cilat ai i ka vizituar së fundmi, e që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE.

“Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani.”

Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bjellorusia bëhet gati për protesta të reja

Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të cilat…

Numër rekord i rasteve të reja me Covid-19, infektohen 120 persona

Vendi regjistron numrin më të madh të personave të infektuar me koronavirus…

Turqia ndihmon SHBA me 500 mijë kite testimi për Covid 19

Turqia ka dërguar së fundmi 500,000 kite testimi për koronavirusin në Shtetet…

Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim…

128 raste të reja dhe 137 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Brenda 24 orëve janë bërë 1025 testime, ndërsa janë regjistruar 128 raste…