Qeveria gjermane ka miratuar uljet e planifikuara të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në një bazë të shpejtë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar rritjen e faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha më herët sot se qeveria gjermane ka besim se këto masa do të miratohen nga të dyja dhomat e parlamentit në fillim të dhjetorit, raportoi reuters.

Scholz e bëri të ditur këtë gjatë vizitës së kryeministres franceze, Elizabeth Bourne në Berlin, gjatë së cilës të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik.

“Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimit të gazit dhe të zbatojmë reformën strukturore të tregut të energjisë elektrike për të mundësuar përgjithmonë konsumatorët të paguajnë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit”, tha Born.

Ajo shtoi se përgjigja e vërtetë për këtë pyetje do të jetë ajo evropiane dhe se është e bindur se do të afrohen për këtë çështje.

Ndryshe, Rusia ka kërcënuar vendet anëtare të Bashkimit Evropian se do të ndërpres furnizimin me gaz nëse aplikohet vendimi për kufizimin e çmimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kryeministri i Ukrainës thotë se sezoni i dimrit do të jetë sfidues

Sezoni i dytë dimëror i luftës “do të jetë shumë sfidues”, tha…

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit…

Mbërrin në 722 persona numri i të vdekur nga virusi Korona

Nga koronavirusi i ri në Kinë, deri tani kanë 722 të vdekur,…

Nesër pritet dorëheqja e Zaevit

Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së nesër do të diskutojnë për dorëheqjen…

Europa sërish shënon rritje infektimesh

Sistemi shëndetësor në Poloni po i afrohet kolapsit, Angela Merkel parashikon që…