Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovë.

Scholz thotë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Gëzohem që po vizitojë Kosovën si vendin e parë në turin tim dyditorë në Ballkan. Takimi i serishëm pas një muaji tregon sa të ngushta janë marrëdhëniet tona bilaterale”.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, tha Scholz.

Mes tjerash, Scholz tha se i dërguar i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Për herë të parë, vendoset kafka e plastikës që u realizua me pritner 3D

Një 22-vjeçare nga Holanda, që vuan nga një sëmundje kronike e çrregullimit…

Aziri: Të hënë e dorëzojmë propozim ligjin për shtetësi

Deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Elmi Aziri, ka deklaruar se të…

Tetovarët: Kryetarja na ka harruar! 5 autobusët nuk lëvizin sepse nuk ka shoferë, thotë Arifi

Ka muaj që lagjja 146 në Tetovë ka mungesë të ujit. Kryetarja…

Vdes ish-kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Është ndarë sot nga jeta ish- kryetari i Federatës Pan Shqiptare të…