Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Kiev me homologët e tij nga Franca dhe Italia përpara samitit të Grupit të Shtatë në fund të qershorit, njoftoi të shtunën gazeta gjermane Bild am Sonntag.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mediumi gjerman ka cituar burime të qeverisë franceze dhe ukrainase.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane i tha Reuters: “Nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë”.

Ndërsa i pyetur nga Reuters, pallati Elysee nuk pranoi të konfirmonte informacionin.

As Qeveria italiane nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave për koment.

Ndryshe, asnjë nga tre udhëheqësit nuk ka qenë në Kiev që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë nga Rusia në fund të muajit shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi për projekte arsimore me Gjermaninë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi…

Biden në Bruksel për Samitin e NATO-s, takim privat me Presidentin e Turqisë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, është sot në Bruksel ku do të…

Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bëjë bashkë udhëheqësit nga vendet anëtare të…

Reagon Joe Biden: Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë

Në një fjalim të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, kandidati demokrat për…

Dyshohet se spiunonte për Vladimir Putinin, arrestohet një burrë në Londër

Një burrë është arrestuar nga njësia anti-terror e Britanisë së Madhe, nën…