Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur shkurt pas një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjermani ka pohuar se Rusinë e presin sanksione të ashpra në rast të një agresioni ushtarak në Ukrainë.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë”, pohoi ai shkurt për bbc.

I pari i qeverisë gjermane deklaroi se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën në kufirin ukrainas.

“Ne e dimë në të njëjtën kohë se ka ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Ne nuk mund të jemi naivë për këtë”, tha Scholz.

Theksojmë se liderët evropianë janë mbledhur në kryeqytetin belg dhe po diskutojnë situatën e përshkallëzuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndryshe, separatistët rusë sot kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në një fshat në Luhanski, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kusari-Lila paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Hoti

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza…

Astronautja e NASA-s Christina Koch, kthehet me sukses nga hapësira

Astronautja e NASA-s Christina Koch, e cila shpenzoi rreth 11 muaj në…

Çmimi i naftës në bursa, më i larti në 3 muaj

E paqartë se kur do të stabilizohet tregu Çmimi i naftës së…

Diaspora nga paslufta ka dërguar mbi 40 miliardë euro në Kosovë

Bashkatdhetarët tanë që nga viti 1999 e deri më tash llogaritet se…

Zbulohet ushtari që tentoi të abuzojë me kolegen e tij, gjatë kohës që po patrullonin në kazermë

E punësuara në Armatën e Maqedonisë, në Sektorin e Punëve të Brendshme…