I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se qëndrimi i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën.

Sarrazin për edicionin e sotëm të gazetës serbe “Nova” ka thënë se hyrja e Serbisë në familjen e vendeve evropiane “nuk është e mundur as pa media të lira dhe demokraci”.

“Ne nga Gjermania gjithmonë kemi pasur një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje – deri në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, tha Sarrazin.

Ai vuri në dukje se kjo është diçka “që Gjermania me siguri e pret” dhe se kjo “u tha qartë kur kancelari Olaf Scholz vizitoi Serbinë në qershor të vitit të kaluar”.

Ai theksoi se “BE-ja është shefi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje në mes të dy palëve sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe se është e rëndësishme që përfaqësuesit e serbëve të kthehen në institucionet e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sarrazin është i dërguari i parë gjerman për Ballkanin Perëndimor, sepse ky pozicion nuk ekzistonte në qeveritë e mëparshme gjermane.

Ndërkaq, të premten, më 20 janar, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të udhëheqë grupin evropiano-amerikan të diplomatëve në Prishtinë dhe Beograd, ka konfirmuar dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Delegacioni do të përfshijë të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë të kancelares gjermane dhe presidentit francez dhe një këshilltar të kryeministrit italian.

Qëllimi i vizitës, sipas burimeve evropiane, siç shkruan REL, është përgatitja për mbajtjen e raundit të ardhshëm të dialogut në nivelin më të lartë politik në Bruksel.

Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim se kur një raund i ri i bisedimeve të liderëve mund të zhvillohet përsëri.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takuan për herë të fundit në Bruksel më 21 nëntor. Takimi u cilësua i pasuksesshëm dhe përgjegjësia për të nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ia kaloi kreut të qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

20-vjetori i Euros

Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Por…

Avionët rusë lëshojnë parashutistë në Kiev

Avionët rusë kanë lëshuar parashutistë në Kiev. Sipas medias ukrainase në pamundësi…

Publikohet formulari për regjistrim si votues jashtë vendit

Është publikuar formulari për aplikim si votues jashtë vendit për zgjedhjet që…

38 raste të reja, shërohen 16 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560…

Ministri rus i Mbrojtjes thotë se 300 mijë rezervistë do të mobilizohen

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoigu, ka thënë se mobilizimi i…