Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën sanksione të tjera ndaj udhëheqësit bjellorus, Alexander Lukashenko, për rolin e tij si aleat i Kremlinit gjatë ndërhyrjes në Ukrainë.

Sanksionet do të bllokojnë udhëheqësin Lukashenko dhe gruan e tij që të kenë qasje tek pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe do të kufizojnë aftësitë e amerikanëve për të kryer biznes me ta.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vënë sanksione kundër Presidentit Lukashenko për ndërhyrjen në Ukrainë, duke përfshirë kufizimin e eksporteve teknologjike. Uashingtoni vuri gjithashtu sanksione kundër zotit Lukashenko për përdorimin e emigrantëve si pengje politike në kufirin me Poloninë dhe për atë që shumë vende perëndimore i konsiderojnë zgjedhje të manipuluara në vitin 2020.

Gjithashtu të martën u njoftuan sanksione ndaj disa individëve rusë, disa në bazë Aktit Magnitsky, për rolin e tyre të dyshuar në shkeljet e të drejtave të njeriut. Mes tyre janë Natalia Mushnikova, një gjyqtare në Moskë dhe prokurori Nurid Salamov.

“Sanksionet e sotme tregojnë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të imponojnë pasoja konkrete dhe domethënëse ndaj atyre që përfshihen në korrupsion ose janë të lidhur me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha drejtoresha e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea Gacki. “Ne dënojmë sulmet e Rusisë ndaj korridoreve humanitare në Ukrainë dhe i bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës”./VoA/

Disa të dhëna janë marrë nga agjencia e lajmeve Associated Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gazetari Bozhinovski: Ka edhe një të vrarë plus tek rasti “Monstra”

Gazetari Zoran Bozhinovski në faqen e tij në Facebook ka shkruar se…

MPB dhe Drejtoria e të Hyrave Publike bashkë në aksion për të paguar gjobat dhe dënimet

Disa mijëra vendime për pagesë të detyrueshme të gjobave dhe dënimeve ka…

BE dënon vendimin e Trumpit për të ndaluar fluturimet nga Evropa

Bashkimi Evropian tha të enjten se vendimi i presidentit të Shteteve të…

Kjo fotografi tregon “luftën e vërtetë popullore për Ukrainën – Putin nuk ka asnjë shans për ta fituar atë”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka publikuar një fotografi në të…

Kryetari i Moskës: Rreth 200 mijë vende pune ruse në rrezik pas largimit të kompanive të huaja

Kryebashkiaku i Moskës , Sergey Sobyanin ka thënë se rreth 200 mijë…