Sot do të mbahet Samiti i Parisit, për t’i dhënë mbështetje politike dialogut Kosovë-Serbi.

Ky samit do të zhvillohet në mënyrë virtuale dhe shënon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca e Francës, samiti pritet të nis në orën 10:30, shkruan Telegrafi.

Kosova në këtë Samit do të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Pjesë e këtij Samiti do të jetë edhe kancerlarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Përfaqësuesi i Lartë i BEpsë për punë të Jashtme dhe Sigurim, Josep Borell si dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Ditë më parë, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ishte në një vizitë në Paris, ku u takua me presidentin Macron. Hoti kishte shprehur përkushtimin e Kosovës për dialogun me Serbinë. Kurse më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Scholz për dialogun: Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe…

Bilbao befasoi Barcelonën (VIDEO)

Bilbao ka arritur të mposhtë në rezultatin minimal 1-0 Barcelonën. Një ndeshje…

Zaevi bie në kurthin e dy komikëve rus, që iu prezantuan si sekretari i NATO-s, Stoltenberg dhe presidenti ukrainas Poroshenko

Komikët e njohur rus Vovan dhe Leksus kanë publikuar dy videomateriale ku…

Shënohen viktima nga përmbytjet në Spanjë

Pas një numri rekord zjarresh në verë, Spanja është shndërruar në vendin…

Angela Merkel i kërkon Vladimir Putinit ta lirojë Alexei Navalny

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe një herë i bëri thirrje presidentit rus…