Alternativa shkel marrëveshjen e vitit 2020

Çdo ditë e më shumë rritet numri i politikanëve shqiptarë për të cilët fjala e dhënë para qytetarëve, anëtarëve të saj dhe partnerëve, nuk ka ka peshë kur është në pyetje interesi personal dhe grupor.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa në vitin 2020 nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për dalje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020.

Marrëveshja e firmosur nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi përmban shtatë nene që përcaktojnë bashkëpunimin përmes koalicionimit parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Në njërin nga nenet thuhet se ky koalicion vlen deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe deri atëherë partitë duhej të kishin edhe grupin e përbashkët parlamentar. Në kuadër të marrëveshjes është edhe slogani “shteti për të gjithë”, ku theksohen zotimet e këtij koalicioni.

Por, ditëve të fundit nga Alternativa janë dhënë sinjale se mund të shkelin këtë marrëveshje dhe ti bashkangjiten koalicionit LSDM-BDI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Britania, ushtarë dhe në Ballkan/ Mbi 8 mijë ushtarë do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut

Britania do të dërgojë rreth 8 mije trupa ushtarake  në Evropën Lindore që…

Mbi 15 milionë tonë grurë të Ukrainës janë transportuar përmes korridorit të Turqisë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoglu tha se në…

Mehaj në Bruksel, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së…

Reshitaj: AAK ka nevojë për reformë, nëse s’mund ta pranojnë nuk mund të jem pjesë e gabimeve të së kaluarës

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila udhëhiqet…

Trupat e viktimave nga zjarri, mbërrijnë në Tetovë

Sapo kanë mbërritur trupat e viktimave që humbën jetën nga zjarri I…