Edhe mbi 840 persona janë arrestuar në Rusi në protestat kundër mobilizimit të pjesshëm. Protesta janë mbajtur në 35 qytete, teksa kritikët kanë dyshime për mënyrën se si po zhvillohet mobilizimi për luftën në Ukrainë.

Deri më 26 shtator, të paktën 842 persona janë arrestua, gjysma e tyre në kryeqytetin rus, Moskë, tha organizata OVD-Info.

Ky grup për të drejtat e njeriut që monitoron arrestimet dhe ndalimet politike në Rusi, tha se mund të ketë më shumë të arrestuar sesa shifrat e paraqitura nga Policia, por kjo organizatë do të publikojë vetëm shifrat që mund t’i verifikojë.

OVD-Info më 25 shtator nuk përfshiu në listat e saj protestuesit që mund të ishin ndaluar në kryeqytetin e republikës jugore ruse të Dagestanit.

Protestat mbarëkombëtare nisën disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shtator njoftoi për mobilizimin e pjesshëm ushtarak, që ka për qëllim të rrisë fuqinë e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.

Policia ruse është mobilizuar në qytete, pasi protestat janë thirrur nga grupi opozitar Vesna, dhe nga mbështetësit e politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Pamjet e publikuara nga mediat ruse tregojnë Policinë duke përdorur forcë ndaj protestuesve.

Mobilizimi i Rusisë vjen pas humbjeve të mëdha të Moskës në territoret e pushtuara në lindje të Ukrainës, pas nisjes së kundërofensivës nga Kievi.

Ndërkaq, më 24 shtator, Putin po ashtu njoftoi për dënime më të ashpra ndaj rusëve që dezertojnë ose refuzojnë urdhrin për mobilizim.

Zyrtarët rusë kanë thënë se do të mobilizohen deri në 300.000 forca rezervë, që kanë përvojë ushtarake për të luftuar në pushtimin e Ukrainës që Rusia nisi më 24 shkurt./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Regjistrimi patjetër do të realizohet, ja kush regjistrohet

Regjistrim do të ketë vitin e ardhshëm në prill, pasi kjo është…

Shpërthen një bombol gazi në Aerodrom të Shkupit

Sot në mëngjës rreth orës 9:40 është paraqitur se në një banesë…

Abazoviç me Biden për antikorrupsionin në Ballkan

Të shpëtohet rajoni nga ndikimi rus dhe kinez Kryeministri malazez në detyrë…

Talibanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës

Zyrtarët shëndetësorë në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët në Afganistan, kanë paralajmëruar…

“Mos ndani informacione me Malin e Zi”, Escobar paralajmëron NATO-n

Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Gabriel Escobar…