Rusia është tani një “fuqi më e zvogëluar” dhe tashmë “e ka humbur strategjikisht” luftën në Ukrainë.

Kështu ka thënë kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Vladimir Putin ka humbur 25% të fuqisë tokësore të Rusisë vetëm për përfitime “të vogla”, ka shtuar admirali Sir Tony Radakin.

Ai ka thënë gjithashtu se Rusisë po i mbarojnë trupat dhe raketat e avancuara dhe nuk do të jetë kurrë në gjendje të pushtojë të gjithë Ukrainën.

Sir Tony tha: “Ky është një gabim i tmerrshëm i Rusisë – (ajo) tashmë ka humbur strategjikisht”.

“NATO është më e fortë – Finlanda dhe Suedia po kërkojnë të bashkohen me aleancën”.

Ai vazhdoi: “Makina ruse po ‘gërryen’ dhe po fiton nja dy, tre, pesë – kilometra çdo ditë”.

“Dhe kjo është e vështirë për Ukrainën, por kjo do të jetë një luftë e gjatë. Dhe ne po mbështesim Ukrainën, Ukraina ka treguar se sa e guximshme është me të vërtetë”.

Sir Tony ka bërë një vlerësim të lartë për popullin ukrainas.

Ai tha: “Ata janë gjenialë për sa i përket mënyrës se si po e bëjnë luftën me rusët”.

“Por ata janë gjithashtu njerëz të ndershëm, duke thënë se në fakt kanë nevojë për ndihmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shënohen viktima nga përmbytjet në Spanjë

Pas një numri rekord zjarresh në verë, Spanja është shndërruar në vendin…

Sot vazhdon seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Këtë të martë në Hagë vijon seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe…

Spasovski: Prej nesër fillon zbatimi i masës, orë policore

“Të nderuar qytetarë, po njoftoj se Qeveria solli vendim për një masë…

Këshilltari i ministrit ukrainas publikon pamjet, thotë se tregojnë nisjen e raketave për në Ukrainë nga Bjellorusia

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka…

SHBA e shpalli “non grata” bashkë me familjen/ Sali Berisha sfidon Sekretarin e DASH: Bëj publike faktet!

Pas vendimit të SHBA-së për shpalljen “non grata” të Sali Berishës bashkë…