Rusia ka shfrytëzuar situatën me pandeminë COVID-19 për aktivizim të kanaleve speciale dhe të spiunazhit në vendet, në të cilat është paraqitur gjoja me ndihma humanitare.

Prezenca e ushtrisë ruse është testimi i parë i këtij operacioni, kanë thënë në një konstatim të përbashkët ekspertët e sigurisë Agim Musliu dhe Mentor Hoxhaj si dhe më këtë është pajtuar edhe profesori i UP-së në Shkencat Politike, Ardian Kastrati gjatë një emisioni në televizionin publik të Kosovës.

Rasti më i fundit i kësaj manovre është Serbia, aty ku Rusia ka përdorur çdoherë ndikimin e saj për interesa të saj duke dëmtuar kështu edhe vet interesat serbe, sidomos ato proevropiane dhe properëndimore.

Këtë e dëshmon më së miri prania e specialistëve, ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake ruse ne kontigjentin “humanitar” që Rusia ka nisur për në Serbi.

Pandemia COVID dëshmoi më së miri se Qendra Humanitare ruso-serbe në Nish nuk ka të bëjë me çështje humanitare, pasi qe disa muaj kjo Qendër nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet të vetëm humanitar, sidomos tani në periudhën e coronavirusit, dhe me këtë po dëshmohet se ajo është qendër spiunazhi rus.

Rusia përmes “Qendrës Humanitare” në Nish synon udhëheqjen e operacioneve të spiunazhit në Ballkan, siç ka qenë rasti me tentim-grusht shtetin në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore.

Ndërsa, Musliu ka thënë se “informacionet nga Kosova kanë parandaluar operacionet e shërbimeve sekrete ruse në Ballkan. Bashkëpunimi i shteteve të rajonit është vital për sigurinë në këtë rajon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…