Rusia sulmon Kievin, Trump akuzon Zelenskyn se po i dëmton bisedimet

Rusia ka nisur një valë sulmesh vdekjeprurëse kundër Kievit herët të enjten, disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi homologun ukrainas, Volodomyr Zelensky, për dëmtimin e bisedimeve të paqes.

Sulmet me dronë dhe raketa goditën 13 lokacione, duke përfshirë ndërtesa banimi, në të gjithë kryeqytetin ukrainas, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur më shumë se 70 të tjerë, sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainës.

Në vazhdën e sulmeve, Zelensky njoftoi se po shkurtonte vizitën e tij në Afrikën e Jugut, ku zbarkoi vonë të mërkurën, për t’u kthyer në Ukrainë, megjithëse ai do të takohet ende me Presidentin Ramaphosa Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi qasjen e Zelenskit ndaj bisedimeve të paqes, pasi Zelensky këmbënguli se Ukraina nuk do të pranonte pushtimin e Krimesë nga Rusia, Trump tha se komentet ishin “shumë të dëmshme për negociatat e paqes”

Si pjesë e misionit të saj për të nënshkruar një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, administrata amerikane ka propozuar njohjen e kontrollit rus të Krimesë, kanë thënë zyrtarë amerikane.

Çdo lëvizje për të njohur kontrollin e Rusisë mbi Krimenë do të ndryshonte një dekadë të politikës së SHBA-së dhe mund të prishte konsensusin e përhapur të pas Luftës së Dytë Botërore se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë.

Zelensky ka thënë vazhdimisht se Ukraina nuk do ta pranonte këtë, duke thënë se kjo do të ishte në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Më parë, bisedimet midis Ukrainës, SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që synonin të çonin më tej punën drejt një armëpushimi u reduktuan për t’u zhvilluar midis zyrtarëve, pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio u tërhoq.

I dërguari i administratës Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff pritet të vizitojë Moskën të premten për diskutime me liderin rus Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *