Numri i viktimave me koronavirus ka shënuar rekord për të katërtën ditë me radhë në Rusi, derisa edhe numri i të infektuarve është duke u rritur po ashtu, raporton REL. Task-forca qeveritare për koronavirus, ka raportuar 887 vdekje më 1 tetor, njëherësh numrin më të madh të viktimave në baza ditore, prej shpërthimit të pandemisë.

Rekordi paraprak, i një dite më parë, ka qenë 867. Numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 24,522, shifra më e lartë prej muajit korrik, ka thënë task-forca.

“Dinamika është e keqe”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më 1 tetor. “Kjo përbën shqetësim”.

Megjithatë, zëvendëskryeministrja, Tatyana Golikova, e cila udhëheq task-forcën, ka thënë se Qeveria ruse nuk planifikon të vendosë një masë të re izolimi.

Rusia, vendi i pestë më i prekur në botë me koronaviurs, me mbi 7 milionë raste të infektimit, ka zbatuar vetëm një masë izolimi në fillim të pandemisë, në pranverë të vitit të kaluar. Pavarësisht pse Rusia ka qenë ndër vendet e para në botë që ka nisur fushatën e vaksinimit, sondazhet tregojnë se rusët janë skeptikë për vaksinim, dhe shumë prej tyre thonë se nuk planifikojnë të imunizohen.

Vetëm pak më shumë se një e katërta e popullsisë ruse është vaksinuar plotësisht deri më 28 shtator, sipas faqen Gogov, e cila mbledh të dhënat për koronavirus në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…