Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se sanksionet e reja të vendeve perëndimore ndaj Bjellorusisë janë “të paligjshme dhe çnjerëzore”.

Zakharova bëri një deklaratë me shkrim lidhur me vendimin për sanksione që Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Kanadaja morën më 2 dhjetor kundër Bjellorusisë me arsyen për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e emigrantëve si mjet politik.

Duke i cilësuar këto sanksione si “ndërhyrje në punët e brendshme të Bjellorusisë” Zakharova tha se vendet perëndimore po përpiqen të ndëshkojnë Bjellorusinë me arsyen e krizës së emigrantëve.

“Kjo krizë e emigrantëve është nxitur me politikën e vendeve perëndimore për ‘të eksportuar demokracinë‘ në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut”, tha Zakharova.

Ajo tha se “vendet perëndimore janë ‘me dy fytyra’ në çështjen e të drejtave të njeriut”.

“Dënojmë masat e reja kufizuese që SHBA-ja, BE-ja, Britania dhe Kanadaja vendosën njëkohësisht më 2 dhjetor kundër Bjellorusisë. Këto sanksione janë të paligjshme, ashtu sikurse kufizimet e zbatuara jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto janë çnjerëzore për shkak se ndikojnë negativisht jetën e qytetarëve të zakonshëm të Bjellorusisë”, tha Zakharova.

Zëdhënësja Zakharova tërhoqi vëmendjen se kjo krizë mund të zgjidhet me rrugën e ndërveprimit mes vendeve në fjalë. Ajo u bëri thirrje vendeve perëndimore që të heqin dorë nga “standardi i dyfishtë” dhe “politika e presionit me sanksione jo legjitime” si dhe të zgjidhin krizën e emigrantëve duke bashkëpunuar me qeverinë e Bjellorusisë./AA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zagrebi goditet nga një tërmet prej 5.3 shkallë

Në mëngjesit e sotim kryeqendra e Kroacisë, Zagrebi u godit nga një…

Nesër seancë publike për rastin “Alfa” në Apel! A do të kthehet rastin në rigjykim?

Nesër Gjykata Apelit do të mbajë seancë të hapur mbi rastin “Alfa”.…

Simovski për regjistrimin: Bëmë punë të shkëlqyer dhe korrigjuam turpin e vitit 2011

Një javë para publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive…

Steinmeier u zgjodh për mandatin e dytë si president i Gjermanisë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u rizgjodh të dielën për një mandat tjetër…

Ka filluar të bie numri i ukrainasve që kalojnë në Poloni

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar…