Lavrov sulmon Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Shefi i diplomacisë ruse u tha mediave në Kremlin se ka një ndryshim mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e thjeshtë ndiejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre po detyrohen të bëjnë nga Brukseli, BE dhe NATO. “Kjo është e njëjta gjë që ata u përpoqën të bënin me Ukrainën dhe një numër vendesh të tjera të Evropës Lindore”, vuri në dukje Lavrov.

Sipas tij, “Maqedonia u bë Maqedonia e Veriut për t’u anëtarësuar në BE, por u tërhoq zvarrë në rastin e negociatave ndaj filloi të ndezë ndjenjat rusofobike dhe një politikë agresive” kundër Moskës.

Edhe Malit të Zi sipas Kremlinit iu premtua anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por para kësaj “ata thanë se ishte e nevojshme të anëtarësohej në NATO, të bashkohej me sanksionet, të merrte një qëndrim që është hapur anti-rus “, shtoi ministri i Jashtëm rus.

Në fillim të Qershorit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria refuzuan të lejonin kalimin mbi hapësirën e tyre ajrore të avionin e Lavrovit kur ai dëshironte qe të vizitonte Serbinë. Lavrov e quajti refuzimin e këtyre vendeve të paimagjinueshëm sepse Serbisë, e cila është shtet sovran, iu hoq e drejta për të bërë politikë të jashtme ndaj Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kamçev del nga paraburgimi, edhe ai si Mijallkovi ofroi 11 milion euro garanci

Biznesmeni Orce Kamçev sonte ose më së voni deri nesër do të…

Kryeministri i Malit të Zi: Ky është paralajmërimi i fundit

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos…

El Cheka rreth investimeve ruse gjatë pushtetit VMRO-BDI

El Cheka: AMBASADORI RUS DHE AI MAQEDONDuke biseduar për bizneset dhe larjet…

Shërohen 44 pacient, 2 ndërrojnë jetë

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Instituti për shëndet Publik ka regjistruar…

Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar…