Rusia ka refuzuar apelet për një çmilitarizim të plotë të zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Ky veprim do ta bënte fabrikën më të prekshme, tha një zyrtar rus.

Ivan Nechayev, zëvendësdrejtor i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Jashtme ruse, hodhi poshtë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare.

“Zbatimi i tyre do ta bëjë fabrikën edhe më të cenueshme”, tha para gazetarëve Nechayev.

Thirrjet vijnë mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në lokacionin – centrali bërthamor më i madh në Evropë – pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e zonës, raporton bbc.

Punëtorët ukrainas drejtojnë fabrikën, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi.

Ishte një nga vendet e para të kapura nga trupat ruse pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dha alarmin pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderin turk, Recep Tayyip Erdogan në Lviv.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Forbs”: Virusi korona ka zvogëluar numrin e miliarderëve

Në gjysmën e parë të muajit mars, 226 persona e kanë humbur…

Britani / 3 deputetë pozitivë me koronavirus

Një tjetër deputet britanik ka rezultuar pozitiv ne testin për COVID-19. Pas…

Ukraina po bën gjithçka që të shpëtojë ushtarët e mbetur në Azovstal – rusët duan t’i marrin në pyetje 

Ukraina po “bënë gjithçka” që të shpëtojë luftëtarët e mbetur të ngujuar…

Gërvalla: Për t’i akuzuar shqiptarët Serbia është gatshme të bëjë gjithçka

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se priste që…

Regjistrohen 466 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.09.2020) janë regjistruar 466 kundërvajtje për mosmbajtjen…