Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht të enjten se Rusia kishte pësuar humbje “të rëndësishme” të trupave në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” për vendin në një intervistë me skynews.

I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni mund të shihet si “poshtërim” për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte “një kuptim i gabuar i situatës”.

“Ne kemi humbje të konsiderueshme trupash dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, pranoi Peskov, duke shtuar se arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte “një akt i vullnetit të mirë gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse”.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Rusia e bëri këtë për të “hequr tensionin nga ato rajone në mënyrë që të tregojë se Rusia është vërtet e gatshme të krijojë kushte komode për vazhdimin e negociatave”.

Ndryshe, Rusia sot është pezulluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Rusia ka thënë më parë se 1351 ushtarë janë vrarë. Numri i plotë i të vdekurve nuk dihet, por një zyrtar i NATO-s është cituar në mediat amerikane të ketë thënë midis 7,000 dhe 15,000, dhe ka vlerësime të ngjashme të SHBA. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Turqia dërgon ndihmë mjekësore për Italinë dhe Spanjën

Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të…

Nga varreza masive në Serbi deri te vendi i krimit të luftës në Kosovë

Gurorja “Kizhevak“ në Komunën e Rashkës, në afërsi të kufirit me Kosovën,…

“Rusia është 70% gati të sulmojë Ukrainën”

Rusia ka mbledhur 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak për të bërë…

Në mbarë vendin 1 343 raste aktive me Covid-19, kryeson Shkupi

Vazhdon trendi i numrit të lartë i të infektuarve me Kovid-19 në…

Virusi i dytë mutant/ Godet më shumë të rinjtë dhe është më ngjitës?

Britania e Madhe thotë se ka pikasur dy raste të reja të…