Trupat ruse kanë përdorur municione me fosfor në fshatin lindor Solovyove, deklaroi këtë të premte kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko. Teksa fosfori nuk klasifikohet si armë kimike sipas Konventës për Armët Kimike, përdorimi i tij si armë ndezëse pranë zonave të banuara është i paligjshëm.

Forcat ruse gjithashtu bombarduan përsëri fshatin Lastochkyne, duke dëmtuar një shtëpi banimi dhe një dyqan, tha Kyrylenko në Telegram.

Sipas tij, rusët shënjestruan Avdiivka me raketahedhës Grad gjatë natës, më pas ndërmorrën një sulm ajror dhe bombardime të tjera në mëngjes. Për pasojë u dëmtuan shtëpi banimi dhe infrastruktura civile.

Moska e ka kthyer kryesisht fokusin e saj ushtarak në shtetet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, të njohur si rajoni i Donbasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rama zbulon kërkesën që vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë bërë BE: Të njihet karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me Komisionerin…

Forcat ruse dëmtojnë sërish linjën e energjisë elektrike të centralit bërthamor të Çernobilit

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës ka thënë se forcat e Vladimir…

Trump: Parashikojmë 60 deri në 65 mijë vdekje nga coronavirusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se beson që…

Insajderi: Përfitimet milionëshe të organizatës së drejtuar nga Jeta Xharra – Bashota me akuza publike për shantazh

Televizioni Publik i Kosovës, i akuzuar në vazhdimësi se ka qenë i…

Rusët nuk ndalen as për Pashkë! Vazhdon bombardimi i uzinës Azovstal, aty ku ndodhen civilët e strehuar

Avionët rusë po vazhdojnë të hedhin bomba në fabrikën e çelikut Azovstal,…