Stoltenberg: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Prej ditësh tashmë qyteti ukrainas i Severodonetskut është përballur me bombardime të rënda ndërsa forcat ruse po  sulmojnë zonat përreth.

“Si rezultat i bombardimeve, armiku ka patur një sukses të pjesshëm në fshatin Metolkine, duke u përpjekur të fitojë një terren,” thuhet në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë.

Guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës ka bërë të ditur se Moska po dërgon trupa ushtarake shtesë në përpjekje për të fituar kontrollin e plotë të qytetit lindor.

Agjencia ruse e lajmeve Tass, e cila citon një burim që punon për separatistët e mbështetur nga Rusia deklaron se shumë luftëtarë ukrainas janë dorëzuar në këtë fshat.

Mësohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar në Lysychansk dhe Soledar, dy qytete shumë afër qytetit të Severodonetskut. Ukraina duket e vendosur të mos lëshojë territore dhe këtë e ka konfirmuar edhe një herë tjetër presidenti ukrainas.

“Ne nuk do t’ia japim jugun askujt dhe gjithçka që është e jona do ta marrim mbrapsht,” është shprehur ai.

Në qytetin lindor të Ukrainës, Novomoskovsk ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur dy si pasojë e lëshimit të tre raketave ruse në një depo karburanti.

Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite. Mbështetje tjetër përveç aleancës do të ketë edhe nga SHBA. Politico raporton se Pentagoni po shqyrton dërgimin e katër raketahedhësve shtesë në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kontrolli i Senatit do të përcaktohet në Xhorxhia

Kontrolli i Senatit në Kongresin amerikan do të përcaktohet nga dy garat…

Rrëzohet avioni ushtarak, piloti mbetet i varur në shtyllën e tensionit të lartë

Një avion ushtarak i forcave ajrore belge F-16 është rrëzuar në Francën…

Zagrebi goditet nga një tërmet prej 5.3 shkallë

Në mëngjesit e sotim kryeqendra e Kroacisë, Zagrebi u godit nga një…

Një fëmijë i vdekur dhe katër të lënduar – shihni se çfarë iu bëri dy shtëpive, një shpërthim i gazit në Angli

Një fëmijë ka vdekur dhe katër persona janë lënduar pasi një shpërthim…

Ukraina thotë se trupat bjelloruse kanë hyrë në vendin e tyre – këta të fundit e thonë të kundërtën

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko ka deklaruar për mediet shtetërore se forcat…