Rusia është e fokusuar në marrjen e qytetit minerar Soledar në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën, shkruajnë mediat e huaja.

Rusët, “kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar”, citohet të ketë thënë ai. “Është jashtëzakonisht e vështirë – pothuajse nuk ka mbetur asnjë mur i padëmtuar”.

Trupat ukrainase kanë zmbrapsur një përpjekje të mëparshme ruse për të pushtuar qytetin, tha më herët të hënën zëvendësministri i mbrojtjes i Zelensky.

Ndërsa Zelensky tha se “qëndrueshmëria” e njerëzve të tij kishte “fituar kohë shtesë” për Ukrainën.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse asnjë njeri i gjallë aty… Mijëra njerëz të tyre kanë humbur: e gjithë toka pranë Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve dhe plagët nga goditjet. Kështu duket çmenduria”, shtoi ai.

Zelensky tha se administrata e tij po punonte për të çuar pajisjet ushtarake të premtuara nga aleatët e Ukrainës në vijën e frontit sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pfizer fillon studimin e ilaçit oral për parandalimin e COVID-19

Pfizer njoftoi të hënën se ka filluar studime në shkallë të gjerë…

12 të infektuar me koronavirus në MPB

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë institucion ka…

Zelensky: Rusia lëshon raketa për shkak se s’ka sukses në tokë

Rusia po gjuan raketa me rreze të gjatë mbi infrastrukturën civile dhe…

BE’ja thotë se marrëveshja për Brexit nuk rihapet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se këshilltari David Frost zhvilloi…

Kaos në Bosfor me anijen ukrainase, “peng” 3 mijë ton misër që transportonte

Një anije mallrash që transportonte 3,000 ton misër nga Ukraina, pati probleme…