Ministria e Jashtme ruse ka kërkuar një heqje të menjëhershme të kufizimeve “armiqësore” të Lituanisë, në transitin hekurudhor mbi mallrat e sanksionuara nga BE në enklavën ruse të Kaliningradit.

I ndodhur në mes Polonisë dhe Lituanisë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO, Kaliningradi furnizohet me mallra dhe gaz nga Rusia nëpërmjet hekurudhës dhe tubacioneve të gazit që kalojnë përmes Lituanisë.

Lituania bëri me dije javën e kaluar se do të ndalojnë transportin në transitin hekurudhor nga Rusia në Kaliningrad, të mallrave që janë subjekt sanksionimi nga BE-ja.

Në listën e mallrave të sanksionuara nga BE gjenden metalet, qymyri, konstruksionet e ndërtimtarisë dhe teknologjia e avancuar.

“Nëse në të ardhmen e afërt nuk rikthehet transiti i mallrave në mes të Kaliningradit dhe pjesës tjetër së Federatës Ruse që bëhet nëpërmjet Lituanisë, atëherë Rusia ka të drejtën e marrjes së vendimeve që mbrojnë interesat kombëtare”, thanë në një deklaratë gjatë së hënës ministria e Jashtme ruse.

Nga ministria bënë të ditur se e kanë thirrur të ngarkuarin me punë diplomatike në Moskë nga Lituania në mënyrë proteste ndaj masave “provokuese” dhe “armiqësore”.

Gjatë paradites së të hënës nga Kremlini thanë se vendimi i Lituanisë është i “paprecedent” dhe “bie ndesh me të gjitha parimet”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aleksei Navalny u helmua/ Spitali gjerman: Është jashtë rrezikut për jetën

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny është helmuar. Spitali ku avokati 44-vjeçar…

“Situata në BeH është shqetësuese”: Ministri gjerman kërkon sanksione kundër Dodikut

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë thirrje për sanksione evropiane…

Mbi 22 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Më shumë se 22 punëtorë shëndetësorë në Kosove janë infektuar me sëmundjen…

“Monstra”, palët do të japin fjalët përfunduese

Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për…

Ekzekutimi në Elbasan/ Kim thirrje Metës, Ramës e Bashës: Tregoni vetëpërmbajtje!

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë iu kërkon autoriteteve që të hetojnë sa…