Rusia nuk ka më kontroll të plotë të asnjë prej katër provincave të Ukrainës, të cilat thotë se i aneksoi javën e kaluar pasi trupat ukrainase u tha se përparuan dhjetëra kilometra në Kherson në jug të vendit.

Të hënën, ushtria ruse pranoi se forcat e Kievit kishin depërtuar në këtë rajon. Ata thanë, se ushtria ukrainase dhe “njësitë e saj superiore të tankeve” kishin arritur të “depërtonin në thellësitë e mbrojtjes sonë” rreth fshatrave Zoltaya Balka dhe Alexsandrovka.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se trupat ruse kishin pushtuar atë që ai e quajti “vijë mbrojtëse të përgatitur paraprakisht”. Ata vazhduan të “shkaktojnë dëme masivë zjarri” në forcat ukrainase, deklaroi ai.

Brigada ukrainase duket se kanë arritur përparimin e tyre më të madh në rajon që nga fillimi i luftës, duke shpërthyer vijën e frontit dhe duke përparuar me shpejtësi përgjatë lumit Dnieper.

Kievi nuk ka dhënë informacione zyrtare lidhur me rimarrjen e rajoneve nga ushtria ruse. Burimet ruse, për The Guardian, pranuan se ofensiva e tankeve ukrainase kishte lëvizur përgjatë bregut perëndimor të lumit, duke rimarr një sërë fshatrash gjatë rrugës dhe duke kërcënuar linjat e furnizimit për mijëra trupa ruse të izoluara.

Zelenskiy ka njoftuar se janë çliruar vendbanimet Arkhanhelske dhe Myrolyubivka në rajonin verior të Kherson-it. Ushtarët ukrainas janë parë duke valëvitur flamrin kaltër dhe verdhë mbi një çati të shkatërruar nga predhat, në Myrolyubivka.

Në fjalimin e tij të fundit, Zelenskiy hodhi poshtë si një “farsë” aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia, i cili përfshin provincat Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk. Duke refuzuar të përmendë emrin e Vladimir Putinit, ai tha se “dikush, diku” kohët e fundit kishte mbajtur ato që ai i quajti “pseudo-referendume”.

Të premten, Putini mbajti një ceremoni madhështore nënshkrimi në Kremlin me katër “udhëheqësit” e zgjedhur nga Rusia të rajoneve të okupuara të Ukrainës. Ai deklaroi se territoret ishin “përgjithmonë” të Rusisë dhe tha se do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion” për t’i mbrojtur ato – duke u referuar për armët bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kuleba takohet me Blinkenin, bisedojnë për ndihmën e re amerikane

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u takua me sekretarin amerikan…

KFOR-i përforcon njesitet ushtarake në Kosovë

KFOR-i ka njoftuar se kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të Batalionit…

Tërmeti në Zagreb nëpërmjet fotografive

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur gjatë mëngjesit të sotëm nga një…

Tre persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Nga të shhtënat me armë zjarri sonte rreth orës 23:15, tre persona…

Pfizer do të kërkojë miratim për pilulën kundër COVID-19

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë se pilula e saj antivirale për COVID-19,…