Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në, ka thënë ambasadori i saj, pas rrëzimit të një droni amerikan në Detin e Zi.

Duke folur pas një takimi në departamentin e shtetit, Anatoli Antonov tha se kishte një “bisedë konstruktive” me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën, Karen Donfried.

Takimi vjen pas një deklarate të Pentagonit, i cili tha se një aeroplan rus ishte përpjekur disa herë të derdhte karburant para një droni amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare përpara se të godiste helikën e tij, duke e detyruar atë të rrëzohet në Detin e Zi – të cilën gjë e mohon Rusia, raporton skynews.

“Ne nuk duam asnjë konfrontim midis SHBA-së dhe Federatës Ruse. Ne jemi në favor të marrëdhënieve pragmatike për interesin e popullit amerikanë dhe rusë”, tha Antonov.

“Ne kemi shkëmbyer vërejtjet tona për këtë çështje sepse kemi disa dallime për atë që ka ndodhur sot”, pohoi ai.

I pyetur nëse është diskutuar për luftën në Ukrainë, ambasadori rus në SHBA tha se “ne nuk kemi diskutuar për luftën në Ukrainë sepse nuk ka luftë në Ukrainë. Ekziston një operacion special ushtarak që po kryen Federata Ruse. Qëllimi dhe qëllimet e këtij operacioni janë të qarta. Ne e kemi shpjeguar shumë herë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rastet covid në rritje dhe festimet e vitit të ri/ Franca forcon kufizimet, por nuk vendos shtetrrethim

Franca do të forcojë kufizimet, por nuk do të vendosë shtetrrethim ose…

Arrestohen tre persona për grabitjen në Prizren, u gjuajtën me policinë gjatë arratisjes

Tre persona janë arrestuar për një tentim-grabitje në Prizren, ku si pasojë…

Mariçiç për Arafat Muaremin: Nuk dha dorëheqje, por i kaloi mandati

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç në konferencën e sotme për shtyp…

Zelensky u bën thirrje misioneve diplomatike të kthehen në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë misione diplomatike dhe…

Kurti merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Në Munih, nga sot deri të dielën do të mblidhen 40 krerë…