Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor dronët e prodhuar në Turqi.

Një zyrtar turk, në një konferencë gjatë të premtes, tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve “Baykar Technologies” është një kompani private dhe se blerja e pajisjeve nga Ukraina ishte bërë para luftës.

Zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre ushtarak.

Shefi për teknologji në këtë kompani, Selcuk Bayraktar, që është edhe dhëndri i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë për CNN se dronët e tyre “po bëjnë atë çka janë projektuar për ta bërë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pushteti dhe opozita kapen me njëra tjetrën edhe për bishtin e demit në rrugën “Maqedonia”

Heqja e bishtit të statujës së demit në rrugën “Maqedonia” në Shkup…

Tadiq thotë se Vuçiq e Sheshel janë inspiruesit e grafiteve ku kërcënohej me vdekje

Kryetari i Partisë Social Demokrate në Serbi, Boris Tadiq, ka bërë të…

Micotakisi përsëri u angazhua për negociata të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis kërkoi që BE-ja të hapë negociata për anëtarësim…

Gjermania aplikon reciprocitetin me Rusinë: Ndalon aterrimin e aeroplanëve rusë në Berlin

Ministria e transportit në Berlin tha se lëvizja u bë sepse Rusia…

Gjukanoviq mbështet qeverinë e pakicës, Abazoviq pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë…