Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka filluar rekrutimi i rregullt pranveror i ushtarëve të rinj, sipas raportimeve të mediumit rus RBK.

Vladimir Tsimlyansky, kundëradmiral i Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se këtë herë janë thirrur 147 mijë nga gjithsej 700 mijë personat që ishin të kualifikuar. Kjo fushatë do të zgjasë deri më 15 korrik.

Por, ai ka theksuar se asnjëri nga këta të rekrutuar nuk do të shkonte për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë, shkruan REL.

Burrat rusë të moshës nga 18 deri në 27 vjeç duhet ta kryejnë të paktën një vit në shërbim ushtarak.

Tsimlyansky tha të premten se thirrjet nga zyrat ushtarake të distriktit do të dërgoheshin për herë të parë edhe në formë elektronike.

Njoftimet tradicionalisht shpërndaheshin me postë dhe do të vazhdojnë të shpërndahen në ato raste ku dorëzimi elektronik nuk është i mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohet një 23-vjeçar nga Demirhisari, kapet me 44 imigrantë

Policët ndaluan një 23-vjeçar nga fshati Sopotnicë i Demirhisarit , pasi në…

Radev: Vetëm përmes dialogut me Bullgarinë do të përshpejtohet rruga e Shkupit drejt BE-së

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nga Brukseli deklaroi se përshpejtimi i rrugës…

ASh kërkon përgjegjësi për vdekjen e Qerimit: Të konfirmohet pafajësia e të akuzuarve në rastin “Alfa”

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë hetim mbi rrethanat e vdekjes së Rexhaië…

Tërmete të njëpasnjëshme godasin Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është goditur nga një sërë tërmetesh përgjatë 24 orëve…

Ukraina do të jetë në gjendje sërish të eksportojë energji elektrike

Ukraina do të jetë në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë…