Sot në mëngjes u raportua se helikopterët ukrainas kishin shkatërruar një depo karburanti në Belgorod, afër kufirit pranë Kharkivit.

Nëse është e vërtetë, ky do të ishte sulmi i parë ajror nga forcat e Kievit në territorin rus që nga fillimi i konfliktit, raporton skynews.

Duke folur për pretendimet, këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych tha se është përgjegjësi e Rusisë të shpjegojë se çfarë ndodhi në territorin e tyre.

“Sa i përket asaj që po ndodh në territorin e Federatës Ruse, udhëheqja e Federatës Ruse është përgjegjëse për këtë”, tha ai.

“Rrjedhimisht, është detyra e tyre të zbulojnë se çfarë po ndodh në Belgorod. Ndoshta dikush ka pirë duhan në vendin e gabuar, ose diçka tjetër. Ndoshta, ushtria ruse po sabotojnë urdhrat e tyre dhe përdorin mjetet e disponueshme sepse nuk duan të hyjnë në territorin ukrainas”, pohoi Arestovych. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të Kosovës: Vaksinohuni!

Ambasada amerikane në Prishtinë sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës…

“Qershori është momenti për marrjen e datës”

Bashkimi Evropian dëshiron storje suksesi në Ballkan, dhe ajo e Maqedonisë së…

Ndjellësit e hienave kundër BFI-së

Një është më se e sigurtë – bashkë me Talat Xhaferin që…

“I quajtën terroristë dhe i lidhën për radiator”, rrëfimet e mjekut Salih Krasniqi për krimet e kryera nga forcat policore serbe gjatë luftës brenda QKUK-së

“Kur i kanë rënë shkelmë i është hap lukthi e në diagnozë…

Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve…