Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin, sipas një instituti amerikan.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), i cili prodhon raporte të përditshme rreth pushtimit rus të Ukrainës, thotë se forcat e Moskës janë larguar nga qyteti verilindor ukrainas.

ISW shton se ushtria ruse është tërhequr nga rajoni pasi Vladimir Putin tani po përpiqet të kontrollojë pjesën jugore të vendit, raporton skynews.

Banorët po rikthehen në shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkivit

“Ushtria ruse ka të ngjarë se është tërheq plotësisht nga pozicionet e saj rreth qytetit Kharkiv pasi nuk po mund të përballojë kundërsulmet ukrainase”, shkruan ndër të tjerash në raport.

Njësitë ruse në përgjithësi nuk janë përpjekur të mbajnë terren kundër forcave kundërsulmuese të Ukrainës gjatë disa ditëve të fundit, me disa përjashtime.

Tashmë po raportohet se disa prej banorëve të parë janë rikthyer në shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkivit.

Ndryshe, raporti thekson se se një ofensivë ukrainase në lindje të vendit nuk ka gjasa të ndodh për shkak të vështirësisë së një operacioni ushtarak mes zonave të mëdha ujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

MPB: 805 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë natës së kaluar në mbarë territorin e shtetit 213 personave iu…

Pesë tabutë kryesore që BE-ja guxoi të thyente gjatë një viti lufte në Ukrainë

Bashkimi Evropian (BE) u krijua fillimisht për të ndaluar luftërat që shkatërronin…

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak situata me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të thërras mbledhjen e Këshillit të…

OBSH bën thirrje për mbështetje mjekësore për ukrainasit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndihmë prej 147.5…

Osmani takon Hovenierin: Për situatën në veri jemi në koordinim me ShBA-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin…