Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se beson që Rusia duhet të largohet nga G20.

I pari i shtetit amerikan këto komente i ka bërë pas mbajtjes së një samiti të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, raporton cnn.

“Përgjigjja ime është po”, tha Biden gjatë një konference për shtyp kur u pyet nëse Rusia duhet të largohet.

“Kjo varet nga G20. Kjo u ngrit sot dhe unë ngrita mundësinë që, nëse kjo nuk mund të bëhet – nëse Indonezia dhe të tjerët nuk pajtohen – atëherë, sipas mendimit tim, duhet të kërkojmë që edhe Ukraina të jetë në gjendje të marrë pjesë në takime si vëzhguese”.

Shtëpia e Bardhë më parë kishte refuzuar të peshonte publikisht raportet mes SHBA-së dhe aleatëve rreth mundësisë së largimit të Rusisë nga grupi, por ia la të hapur mundësinë.

Ndërkohë, ambasadori rus në Xhakartë tha të mërkurën se presidenti Vladimir Putin “dëshiron të shkojë” në samitin e G20 në Indonezi, i cili do të mbahet në muajin nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sulm fizik në spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë

Personeli i repartit intensiv në spitalit “8 Shtator” aktualisht po protestojnë para…

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si…

VIDEO/ Spikerët e lajmeve në Los Anxhelos struken të shpëtojnë kokën kur tërmeti i shkund ‘LIVE’

Juan Fernandez dhe Sara Donchey ishin në transmetim direkt kur Loz Anxhelosi…

Turqia nis operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë

Turqia dhe aleatët e tij rebelë sirianë kanë nisur operacionin e tyre…

Geer: Më pak përdorim të flamurit evropian në Kuvend, të shkurtohet debati

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se…