Rusia thotë se do të dëbojë diplomatët gjermanë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte një “reagim” ndaj diplomatëve të saj që po dëboheshin nga Berlini, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë të raportuar nga TASS, ministria tha: “Autoritetet gjermane morën një vendim për një tjetër dëbim masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, që vazhdon të shkatërrojë në mënyrë sfiduese të gjithë grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane.

“Si reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse vendosi të pasqyrojë dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia, si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane në vendin tonë”.

Ministria nuk bëri të ditur numrin e diplomatëve të përfshirë.

Gjithsej 40 diplomatë janë dëbuar më parë nga të dyja vendet në prill të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ambasadorja franceze në Sofje: Nuk ka ndryshim në propozimin e fundit

Në Kuvendin bullgar, kryetari i partisë “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, informoi se do…

Modi fton ministrat e G20 të anashkalojnë dallimet për luftën në Ukrainë

Kryeminsitri indian, Narendra Modi u ka bërë thirrje ministrave të jashtëm të…

Britania: Suksesi taktik i Rusisë në Ukrainën lindore, me kosto të madhe

Rusia po arrin tani “sukses taktik” në rajonin lindor të Donbasit të…

Një pasagjer infektoi gati gjysmën e autobusit edhe pse ishte në dy metra distancë

Zyrtarët shëndetësorë në fillim të pandemisë përjashtuan mundësinë që koronavirusi të përhapet…

Një nga makinat e djegura mbrëmë në Shkup është e prokurorit të njohur

Një nga makinat që u dogj mbrëmë në një lagje të Shkupit…