Një gjykatë ruse dënoi me 13 vjet heqje lirie një shtetas rus nën akuzat e spiunazhit për llogari të Shteteve të Bashkuara. Lajmi u njoftua të premten nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB).

Më 17 nëntor, një gjykatë e rajonit të Bryansk-ut e shpalli Yuriy Yeshchenkon “fajtor për tradhti të lartë”, thuhej në deklaratë, ku shtohej se ai do ta vuante dënimin “në kushte të rënda” në një objekt të sigurisë së lartë.

Sipas FSB-së, zoti Yeshchenko ishte përpjekur t’i përcillte CIA-s informacione sekrete ushtarake rreth Flotës Veriore të Rusisë dhe se ishte vetëdeklaruar fajtor ndaj akuzave për spiunazh dhe kishte thënë se “pendohej për ato që kishte bërë”.

Yuriy Yeshchenko punonte për mirëmbajtjen e sistemeve radio-elektronike të përdorura nga anijet e Flotës Veriore, tha FSB. Nga viti 2015 në 2017 ai kopjoi dokumente ushtarake dhe vendosi kontakte me CIA-n në vitin 2019.

FSB-ja e arrestoi zotin Yeshchenko në rajonin e Bryansk-ut në korrik 2019, ndërsa ai po përpiqej t’i përcillte sekretet shtetërore CIA-s amerikane, thuhej në deklaratën e Agjencisë Ruse të Spiunazhit./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…