Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten.

Sipas agjencive të lajmeve Interfax dhe RIA Novosti, qasja në Twitter u kufizua në bazë të një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm nga 24 shkurti – dita e pushtimit rus të Ukrainës.

Rregullatori nuk lëshoi një deklaratë për të shpjeguar arsyet pas vendimit.

Më herët të premten, mbikëqyrësi i medias tha se ka bllokuar Facebook-un në Rusi për disa raste të “diskriminimit” ndaj mediave shtetërore.

Masa ishte pjesë e një goditjeje të paprecedentë të qeverisë ndaj mediave dhe aktivistëve të pavarur që nga fillimi i pushtimit rus.

Mediat kryesore të mbetura liberale të vendit janë mbyllur ditët e fundit dhe një ligj i ri që prezanton dënimin me burgim për publikimin e “lajmeve të rreme” rreth luftës në Ukrainë, ka detyruar të tjerët të përmbahen nga mbulimi i kësaj teme./Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Haradinaj: Shteti shqiptar t’i jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj ka folur për…

100-vjetori i pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve/ Meta: Akt unik në historinë e vendit tonë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 100-vjetorin e pranimit të Shqipërisë…

Fshatari i pasur serb bleu 3 gra 22 vjeçare nga Shqipëria për vetëm 4000 Euro

Fshatari i pasur Serb bleu 3 gra 22 vjeçare nga Shqipëria për…

Borrell kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje…