Në rrugët e kryeqytetit rus ka patur një prani të shtuar të forcave të policisë për të garantuar rendin e sigurisë në vend. Për agjencinë e lajmeve “Reuters”, qytetarët e Moskës dhanë opinionet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Pavarësisht situatës forcat e policisë po punojnë normalisht. Ata po përpiqen të mbrojnë njerëzit tanë. Është e frikshme të mendosh se çfarë mund të ndodhë në pak kohë. Është shqetësuese jo vetëm për veten, por edhe të afërmit tanë.”

Por teksa disa ishin të shqetësuar të tjerë qytetarë shprehen se kanë besim tek autoritetey ruse.

“Mendoj që është një lloj provokimi. Nuk më frikëson aspak si situatë. Kam besim tek presidenti ynë dhe tek njerëzit.”

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi më herët se masat anti-terrorr po ndërmerren në kryeqytetin rus, duke përfshirë kontrolle shtesë në rrugë, për të përforcuar sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Hyrja në lokale në Kosovë, vetëm me pasaportë shëndeti

Vitia: Vlen certifikata e vaksinimit ose testi PCR Si shumë shtete të…

Raporti/Kina rrezikon konfliktin e armatosur me SHBA

Pekini mund të përballet me një valë në rritje të armiqësive pas…

BE’ja thotë se marrëveshja për Brexit nuk rihapet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se këshilltari David Frost zhvilloi…

Nxori këmbën jashtë dritares në veturë zyrtare, gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arritur të identifikojë zyrtarin…

Dëme të mëdha nga përmbytjet në Skënderaj

Përmbytjet masive në Skënderaj shkaktuan dëme të mëdha, duke dëmtuar rrugë, banesa…