Në disa qytete ruse janë duke u mbajtur protesta për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Në këto protesta, deri më tani, janë arrestuar mbi 650 persona.

OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, tha se deri në orën 17:00 sipas kohës lokale të Moskës, policia ka arrestuar 658 persona gjatë protestave në 35 qytete ruse. Të paktën, 289 prej tyre janë arrestuar në Moskë, tha kjo organizatë e pavarur.

AFP ka raportuar se kushdo që nuk ka dëshmi që është punonjës i mediave po arrestohet. Kjo agjenci tha se një grua e re u arrestua pasi bërtiti “paqe për botën”.

Në Shën Petersburg, po ashtu është raportuar për arrestime.

Javën e kaluar, policia arrestoi mbi 5,000 protestues në mbarë Rusinë.

Protestuesit në Rusi rrezikojnë të gjobiten ose të dënohen në burg për shkak të shprehjes së pakënaqësive të tyre në rrugë.

Që prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 mars, mbi 14,200 persona janë arrestuar pasi kanë marrë pjesë në protestat kundër luftës./ReL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE-ja nuk i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit

Zyrtarët e Bashkimit Evropian(BE), shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin…

A po ikën nga drejtësia? Përgjigjet Arafat Muaremi

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi në një prononcim përmes telefonit për…

Autoblinda turke “Vuran” do të eksportohet në Kosovë

Autoblinda “Vuran 4×4”, e pajisur me mortajë dhe e zhvilluar me bashkëpunimin…

Vritet avokati i njohur holandez në stilin mafioz

Vrasja me stil mafioz e një avokati të njohur në Amsterdam ka…

Gërvalla: Diaspora shqiptare urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Zvirës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot…