Ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se ka vrarë ushtarët ukrainas që tentuan të ngritin flamurin ukrainas pas rimarrjes së Ishullit të Gjarprit, raporton Guardian.

Moska pretendon se i ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në makinerinë luftarake Kievit në Ishullin e Gjarprit, pavarësisht se forcat ruse ishte raportuar se ditë më parë se janë tërhequr nga ky ishull.

Rusët thonë se kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas që zbarkuan në ishull me anije, dhe u fotografuan duke tentuar ta ngritin flamurin ukrainas.

“Një fluturake ruse ka lansuar një raketë precize në Ishullin e Gjarprit, ku si pasojë janë shkatërruar mjetet ushtarake dhe personeli i ushtrisë ukrainase. E ata që i mbijetuan sulmit janë nisur drejt fshatit Primorskoye në rajonin e Odesas”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.

Në anën tjetër, pala ukrainase akoma nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të rusëve, por ditë më parë kanë publikuar pamjet e një operacioni ushtarak që sipas tyre i detyroi rusët të tërhiqen nga ky ishull që u bë simbol i rezistencës.

Aty shiheshin dronët dhe artileria ukrainase duket goditur mjetet ushtarake të rusëve, që më pas u tërhoqën plotësisht nga ky ishull.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Turqia dërgon ndihmë mjekësore për Italinë dhe Spanjën

Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të…

“Nuk pyet për perëndimin”, Rusia bllokon fluturimet në Krime e Detin e Zi

Rusia ka ndaluar përkohësisht fluturimet në disa pjesë të Krimesë dhe Detit…

KQZ: Më shumë se 16 mijë zarfe nga diaspora janë pranuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar deri më tani më shumë se…

Bosnja e Hercegovina e trazuar pas zgjedhjeve në Mal të Zi – kthim në vitet e 90-ta

Aleanca e partive fituese në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi e…

DASH: Kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të zgjidhet jashtë procesit integrues

SHBA i bën thirrje Sofjes dhe Shkupit që të zgjidhin kontestet bilaterale…