Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë, 120 milje në lindje të Helsinkit, autobusë dhe makina të shumta ndalohen për kontrolle pasaportash dhe doganore.

Por këta nuk janë ukrainas, janë rusë, dhe megjithëse fluksi nuk është i madh, ai është konstant.

Njerëzit tashmë  janë në ankth dhe po kërkojnë të largohen nga Rusia, sepse ka pasur zëra të vazhdueshme se qeveria e Presidentit Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t’u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës.

Me ndalimin e fluturimeve për në Evropë, e vetmja rrugëdalje nga vendi është me makinë – duke kaluar këtë kufi – ose me tren.

Megjithatë presidenti Putin nga ana tjetër e ka mohuar vendosjen e ligjit ushtarak:

“Ligji ushtarak duhet të vendoset vetëm sipas ligjit, me urdhër të presidentit dhe të konfirmohet nga Këshilli i Federatës, në rastet kur ka agresion të jashtëm – duke përfshirë ato zona ku po zhvillohen luftime, nuk po e përjetojmë këtë për momentin dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë të jetë”.

Sasia e parave nga ana tjetër që mund të sjellin pasagjerët që largohen nga Rusia është e kufizuar. Rubla është në një gjendje kolapsi; pasi ekonomia ruse kërcënohet nga sanksionet dhe tërheqja e shumë kompanive të mëdha perëndimore..

A do t’i bëjnë sanksionet kundër rusëve të pasur të kthehen kundër Presidentit Putin? Sigurisht që nuk është e pamundur, por nuk ka gjasa ta detyrojë atë të ndalojë luftën kundër Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Irani kërcënon me largim nga traktati bërthamor për shkak të sanksioneve

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar për mediet shtetërore…

SHBA mbërthehet nga moti i keq/ Stuhitë e dëborës shkaktojnë ‘ciklonin bombë’

Pjesë të Bregut Lindor të SHBA-së janë goditur nga një stuhi tmerrësisht…

Sot kthehen dhjetë viktimat e masakrës në Rezallë, të zhvarrosur nga Kizhevaku

Dhjetë viktimat e masakrës së Rezallës, trupat e të cilëve u gjendën…

Një person i vrarë në protestat në Kubë

Autoritetet në Kubë konfirmuan se një person është vrarë në protestat anti-qeveritare…

Tre viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19, shërohen 90 pacientë

Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci…