Avionët rusë po vazhdojnë të hedhin bomba në fabrikën e çelikut Azovstal, aty ku janë të strehuar mbrojtësit e fundit ukrainas të qytetit – tha një zëvendëskomandant ukrainas.

Po përdoren artileri dhe topa detar, tanket po qëllojnë dhe ka përpjekje për të sulmuar zonën masive industriale në Mariupol qendrore“, tha Svyatoslav Palamar në një video të publikuar në llogarinë Telegram të Azov të dielën.

Ai theksoi se rusët nuk po ndaleshin as për Pashkët Ortodokse – një festë e madhe e krishterë.

Palamar falënderoi gjithashtu të gjithë ata që janë përpjekur të evakuojnë civilët e bllokuar në bunkerët e nëndheshëm në vend, si dhe duke negociuar për të lejuar tërheqjen e luftëtarëve ukrainas nga qyteti jugor i rrethuar.

Ndërsa shumë ukrainas në të gjithë vendin po festonin Pashkët, në Mariupol “armiku po hedh bomba mbi kokat e fëmijëve të pafajshëm”, shtoi ai.

Azov, së bashku me një brigadë marine, rojet kufitare dhe oficerët e policisë, janë tani mbrojtësit e fundit ukrainas të mbetur në qytetin strategjik në bregdetin e Detit Azov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policja zvicerane që plagosi kosovarin del para gjyqit, kaq mund të dënohet

Një police kantonale po përgjigjet para Gjykatës së Lartë (kantonale) të Cyrihut…

Amerika sulm kibernetik ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar Iranin në mënyrë kibernetike. Ky…

Mickoski flet për rastin “Monstra”, akuzon Zaevin për mashtrim

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga Shtipi ka folur lidhur me…

Çka zbuloi dokumenti ‘sekret’ prej 25 faqesh lidhur me Koronavirusin, çfarë lidhë atë me Rusinë e Kinën

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë identifikuar një “konvergjencë të dezinformimit” midis Kinës,…

Ramush Haradinaj është pro bashkimit kombëtar

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është i…