Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë janë dënuar me vdekje, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

Aiden Aslin, 28 vjeç, nga Nottinghamshire, Shaun Pinner, 48 vjeç, nga Bedfordshire, dhe një burrë i tretë, shtetasi maroken Saaudun Brahim, u paraqitën në një gjykatë në Republikën Popullore të Donetskut, e cila mbahet nga rebelët pro-rusë.

Dhe siç vë në pah BBC, gjykata nuk është e njohur ndërkombëtarisht, përcjell Telegrafi.

Mësohet se ata akuzohen si mercenarë. Por familjet e burrave britanikë thonë se ata ishin në ushtrinë e Ukrainës.

Të dy britanikët janë duke u shërbyer anëtarëve të forcave të armatosura të Ukrainës dhe Mbretëria e Bashkuar e ka bërë të qartë se ata janë të burgosur lufte me të drejtë imuniteti dhe nuk duhet të përballen me ndjekje penale për “pjesëmarrje në armiqësi”.

RIA News tha: “Gjykata e Lartë e DPR miratoi dënimin e parë për mercenarët – britanikët Aiden Aslin dhe Sean Pinner dhe marokenin Saadun Brahim që u dënuan me vdekje”, raporton korrespondenti i RIA Novosti nga salla e gjyqit, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mehaj takon ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit, u kërkon njohjet për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrat e mbrojtjes së…

WhatsApp jep lajmin e keq, çfarë do të ndodhë pas 31 Dhjetorit

Është aplikacioni i komunikimit për shumë njerëz në të gjithë botën, por…

BE do t’i dërgojë armë Ukrainës

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të fillojë dërgimin e armëve në…

Nesër zgjedhjet në Shqipëri, ambasada e SHBA: Do të jemi në të gjithë vendin duke vëzhguar

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se nesër, në ditën e zgjedhjeve,…

UDB-a TE LAGJA E TRIMAVE

Shaqir Fetai sot zyrtarisht e paska vizituar Myftininë e Kumanovës! Me rastin…