Në protesta normale, meqë ka pakënaqësi të shumta, tërë popullata do të bërtiste “POSHTË SHAQIR FETAI”! Për t’i bërë ballë oponencës së miletit, Shaqir Fetai na qenka vaksinuar! Tani të gjithë do të bërtasin – RROFTË SHAQIR FETAI, sa për t’ia dhënë një fllad b…

Shkruan Ilmi Jakupi

Eu sa rahat ka rënë populli! E kishte dert të madh – po na infektohet “reisi” dhe po e ha dreqi e po ik! Jaaaa, tani, prej momentin kur u vaksinua, madje në prezencë të tre dëshmitarëve: Irsal Jakupit, Abedin Imerit dhe Ismet Ademit (të gjitha këta hismetqarë të Shaqir Fetait), tani popullata është më e qetë. Po fle më rehat, zbathur, mendjen top! Sa mirë që u vaksinua. Rroftë Shaqir Fetai që u vaksinua dhe që e rehatoi popullatën, dhe bëfshin hajër këta që i treguan popullatës: o milet, o milet, u vaksinua Shaqir Fetai! Që nga ky moment, mileti ia futi gjumit dhe tani më është rehat, uh, se desh i plasi b… a do ta marrë “reisi” vaksinën apo jo!
Populli e kaloi një natë të qetë, një natë me ploë gjumë por, sapo u zgjua, menjëherë filluan “fluturat e barkut”! “Reisi” mirë që u vaksinua, por, pse jo në Tetovë, pse jo në Gostivar, pse jo në Strugë, apo në Shkup, por, në Kumanovë! Çka ka në Kumanovë? Shaqir Feti nuk është banor i Kumanovës, nuk jeton as përkohësisht aty, madje nuk është i evidentuar në asnjë shtrëpi shëndetësore, nuk e ka as mjekun amë! Po ç’kërkoi Shaqir Fetai në Kuamanovë? Çka ka aty!
Në Kumanovë është kufiri që ndanë Maqedoninë me Serbinë, pra, Kumanova e ka shumë afër Serbinë, Vranjën, ku janë vaksinuar mijëra maqedonasë që veten e ndjejnë më serbë se maqedonasë, që më tepër i besojnë pushtetit serb se pushtetit maqedonas, ku ndjejnë siguri më të madhe në duart e mjekëve serbë se sa të atyreve maqedonasë. Fundja, në Serbi mund të jetojnë edhe soji i Stanko Dragoviqit, oficerit të UDB-së, nxënës i të cilit ishte Shaqir Fetai.
Po ndiqen oficerët e UDB-së, ja, ai i Baton Haxhiut, Stanishiqi u dënua me 12 vite burg, mund të dënohet edhe ky i Shaqir Fetait dhe, vaksinimi pranë kufirit me Serbinë mund të jetë si pretekst për t’u takuar e përshëndetur me oficerin, apo, si një alkimi që flet për një sinergji të pakontestueshme në mes këtyre dy “bereqeteve”!
Vërtet, pse nuk ka besim Shaqir Fetai për t’u vaksinuar te mjekët e vet në Gostivar? Pse frikësohet prej mjekëve shqiptar të Tetovës, të Strugës, të Shkupit? Prej nga këtë besim të plotë prej mjekëve të Kumanovës. Kush ia dha këtë garancë se mjekët e Kuamanovës do të jenë të besueshmit e Shaqir Fetait! Prej nga atë fuqi këta garantues të Shaqir Fetait. A nuk janë këta bijtë e po atyre “garantuesve” të mjekut kriminel kumanovar i cili kah fundi i viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar vrau me qindra bebe në lindje e sipër, përtvëloi me qindra nëna të reja! Çka po flas dhe unë!!! Shaqir Fetai ishalla nuk ka shkuar të lindë, Shaqir Fetai nuk mund të lindë bebe, ai ka shkuar vetëm të marrë një vaksinë prej njerëzve të besueshëm, të cilët mbase i kanë ardhur edhe nga Serbia. Tani, kur të vinë nga Serbia është e udhës që edhe ti t’ia gjeshë një terren sa më të afërt, që mos të udhëtojnë gjatë e gjatë! Shërbimi kryhet me shërbim!
Dhe u bë mirë që shkoi në Kumanovë se, mjekët atje, në raport me shqiptarët janë shumë nervozë, fare nuk mund t’i durojnë shqiptarët, sapo t’i shohin shqiptarët menjëherë u bie një zymtësi, një këputje, një nervozë e pashpjegueshme. Nuk i durojnë shqiptarët dhe, pikë! Ndërsa Shaqir Fetai, me humorin e tij, i ka shkulur së qeshuri. Mjekët maqedonasë të Kumanovës u derdhën së qeshuri nga deklarata e Shaqir Fetait.
Po pse? ç’pallamudi Shaqir Fetai? O kur tha se “gjithë hoxhallarët e vendit qëndruan në vijën e parë të frontit, të cilët edhe në momentet më të vështira në të cilat kaluam këto dy vite që po lamë pas, qëndruan pranë besimtarëve dhe me sakrificë e përkushtim u shërbyen atyre.” Kqyreni bre si flet? Si me qenë fjala për infermierë e për mjekë, për bakterologë e për infektologë, e jo për hoxhallarë. Epo, më rrenc, më dallavrxhi, më i paskrupullt se Shaqir Fetai nuk bën më nëna! Lopa, po!
Sido qoftë, Shaqir Fetai u vaksinua dhe, bëri mirë. Tani populli është më i qetë! Pak u shqetësua nga situata post-vaksinë por, e duroi disi. Këta të shërbimit të Shaqir Fetait lajmëruan se, Shaqir Fetai paska pasur paaaak temperaturë, e paska marrur një paracetamol, paska vënë në krah disa fasho me acid borik, çorapet i paska njomur me raki, dy-tri herë natën paska dalur dhe e paska bërë çishin, nga një pikë e nga një pikë, paska pirë edhe një lugë sirupë vitaminoze dhe, elhamdulilah, sot qenka top fare! Prandaj mileti është kaq i qetë! Dhe shumë i lumtur që Zoti ia bëri munasip që vaksinën ta marrë në Kumanovë, aty sa më pranë Serbisë, sepse, Serbia nuk i harron “fëmijët” e vet! Kot nuk thotë: “aty ku është një varr serbi (apo një varr i shërbëtorëve serbë) aty është Serbi”!
Në Kumanovë ka mjaft serbë, por edhe mjaft garanci për Shaqir Fetain se do ta marrë vaksinën hakikat, ususi për Kovid19! Sa rahat që ndjehet populli pas këtij lajmi të publikuar në faqen zyrtare të BFI-së por edhe në fb-un e këtij farë fuksi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…