Tetova vazhdon të mbajë rekord të numrit të të infektuarve në këtë valë të re. Mjekët alarmojnë se gjendja po shkon drejt përkeqësimit. Është rritur në 26 numri I të shtruarve në repartet kovid dhe është rihapur edhe spitali modular. Mjekët alarmojnë se qytetarët sikur harruan pandeminë, dasmat po mbahen pa asnjë kontroll e të rinjtë po dalin nëpër festa pa menduar se sëmundjen e sjellin në shtëpi te të moshuarit

“Me të vërtetë është alarmante në krahasim me vitin e kaluar të kësaj periudhe kur ishte më mirë. Nëse më pyesni për të sapoinfektuarit, ky është rezultat i numrit të rritur të testeve, disa udhëtojnë, disa kthehen mbrapa, ky është një faktor. Rritja e pacientëve të hospitalizuar është për shkak të masave – sikur harruan qytetarët pandeminë, nuk mbajnë maska, nuk ka distancë, ka grupime, etj. Këto ceremoni të dasmave ose ceremoni të tjera të cilat u organizuan kontribuuan që të ketë numër të rritur të pacientëve pozitivë në spital. Spitali modular tashmë ka katër pacientë, funksionon normal. Do të menaxhojmë sipas udhëzimeve të cilat do t’I japin mjekët nga qendra e kovidit, infektologët, si do të thonë ata do të bëhet. Sipas mendimit të tyre nëse atje do të shkojnë pacientë të cilët janë me urgjencë, si me problem të zemrës ose të tjera. Ka edhe në infektiv edhe në repartin intern situata është alarmante. Shohim se si njerëzit janë dobësuar, ndërsa për fat të keq janë persona të moshuar të cilët nuk kanë dalë jashtë. Të rinjtë nuk brengosen por viktimë janë të moshuarit. Ata që janë viktimë dhe rrinë të izoluar në shtëpi dhe do të infektohen. Të gjithë të vaksinohen sa më shpejtë, vaksina ndihmon, pasqyra klinike do të jetë më e letë te secili.”, tha Gëzim Nuredini, koordinator në Qendrën Covid- Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…