Vetëm për një muaj në Kosovë 148 çifte i kanë dhënë fund martesës duke u shkurorëzuar.

Kjo në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022.

Krahasuar me muajin qershor numri i divorceve është në rritje. Numri i çifteve të shkurorëzuara në muajin qershor është 129.

Këto të dhëna sipas ASK-së, janë të bazuara në të dhënat administrative, ku Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Ndryshe gjatë vitit 2021 ishin regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime gjithsej.

Në vitin 2021 janë regjistruar 2,160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj”, thuhej në njoftimin e ASK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përkeqësohet situata me virusin në Tetovë.Nëntë të vdekur dhe 124 janë në oksigjen

Nëntë persona të vdekur në Tetovë.Ky është bilansi për 24 orët e…

Në mbarë vendin 1 343 raste aktive me Covid-19, kryeson Shkupi

Vazhdon trendi i numrit të lartë i të infektuarve me Kovid-19 në…

Osmani udhëtoi drejt Japonisë për pjesëmarrje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Japoni, ku krahas…

Kurti kërkon sërish që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim njoftues shefen e Zyrës…

Raund i ri negociatash, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit të mërkurën në Bruksel

Një raund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të…