Numri i të infektuarve me COVID-19 në vend është rritur. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 352 raste të reja në 5204 testime të kryera, që gjithashtu është numër më i rritur i testimeve.
Në ndërkohë, një person me COVID-19 ka vdekur në 24 orët e fundit në vend.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës.
Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 1.659.