Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë vlerësimin e popullsisë për vitin 2021.

Sipas ASK-së gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona.

Po ashtu, është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë ndërruar vendbanimin, komunën e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4 122 persona.

Ndërkaq vitin e kaluar (2021), kanë emigruar 42 728 persona.

Kurse, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë).

“Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi. Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, komune a vendbanimi”, thuhet në njoftim.

ASK konsideron se të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash.

“Sidomos, analiza për çështjet sociale dhe ekonomike në nivele të caktuara: komunale, kombëtare dhe rajonale. Të dhënat për popullsinë përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimet e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike”, theksohet tutje.

Ndryshe, popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Mos ndani informacione me Malin e Zi”, Escobar paralajmëron NATO-n

Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Gabriel Escobar…

Presidentja e KE: të përshpejtohet procesi i zgjerimit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën, ripërsëriti qëndrimin…

Dramatike në Itali: Familja nga Maqedonia e Veriut e mbajti në shtëpi për nëntë ditë gruan e vdekur nga koronavirusi

Për nëntë ditë me radhë zgjati tragjedia e një familjeje verimaqedonase që…

Tahiri për “Ballkanin e Hapur”: Rama është i vetmuar në këtë rrugë, duhet izoluar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka cilësuar…

Prokurorja e rastit: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës

Ka nisur të mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit…