Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të tjerë u lënduan në fundosjen e anijes luftarake Moskva, raporton gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe duke cituar nënën e një marinari që besohet se ishte në bord.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, nëna tha se djali i saj i tha asaj në një telefonatë se Moskva, ishte goditur nga tre raketa nga toka, nga territori ukrainas.

“Ai më thirri dhe po qante për shkak të asaj që kishte parë. Ishte e frikshme”, tha ajo, duke shtuar se ajo vetë ishte e tmerruar se duhej të priste që ai të përfundonte shërbimin.

Ai tha se nuk do t’i jepte asaj detajet e asaj që kishte parë sepse ishte shumë e tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve.

Gazeta nuk ka përmendur emrin e marinarit apo nënës së tij për t’i mbrojtur ata.

Por ajo thotë se ka prova që e bëjnë të besueshme se marinari po shërbente në Moskva.

Ministria ruse e mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë asnjë fjalë për ndonjë viktimë pas fundosjes së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kovid-19, 6 viktima dhe 37 raste të reja

Gjatë 24 orëve sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 484…

Kryetari i ekipit bullgar: Patëm takim jo të frytshëm të Komisionit për çështje historike

Kryetari i ekipit bullgar nga Komisioni i përbashkët historik mes Bullgarisë dhe…

Mbi 800 qytetarë të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore, Ramosaj: Kem dyshime që helmimi i ujit ka ndodhur qëllimshëm

Me qindra qytetarë të komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë…

Gruaja rrah burrin në Lipjan, arrestohet

Është arrestuar një grua pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeve ka…

Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për shtetësi

Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër” Kuvendi i Republikës së…