Kryeministri i vendit, Albin Kurti të enjten ka qëndruar për vizitë në Austri, ndërsa është pritur nga kancelari austriak Karl Nehammer, ndërkaq në orët e mbrëmjes kreu i ekzekutivit të Kosovës ka mbajtur një fjalim me temë “Ballkani Perëndimor: Një pjesë qendrore për paqen e qëndrueshme në Evropë”, që ishte organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Kurti në këtë fjalim ka folur për krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa ka përmendur rastin kur në Serbi, në lumin Danub është gjetur një kamion ngrirës, në të cilën kanë gjetur 86 trupa në mesin e të cilëve edhe të një vajze 7-vjeçare.

Para të pranishmëve, Kurti tha 7-vjeçarja dhe të tjerët u vranë dhe janë futur në kamion ngrirës, ndërsa pasi janë zhvendosur në tjetër kamion dhe ende nuk dihet se ku janë dërguar.

Ai më tej tha se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99.

Lexoni të plotë pjesën e fjalimit të Kurtit, ku flet për rastin e shqiptarëve të vrarë, trupat e të cilëve janë gjetur në lumin Danub në Serbi, afër fshatit Tekija.

“Në Serbi, në lumin Danub, afër fshatit Tekija, një peshkatar vëren një objekt që noton mbi ujë. Është një copë kamioni. Thërret një zhytës dhe në fund të lumit gjejnë një kamion ngrirës të thertores. Ndërsa nxjerrin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve fillojnë të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Hapin dyert dhe brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka.

Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël vetëm 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve.

Ajo u vra në Kosovë, u fut në kamionin ngrirës të thertores dhe u fundos në fund të lumit. Pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku i dërguan ata trupa. Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë.

Ndërsa ne e dimë se ajo nuk do të kthehet më te shtëpia dhe te lulet që ka pikturuar, nuk do t’i shohim kurrë me të, ne do ta tregojmë gjithmonë historinë e saj dhe nuk do të ndalemi kurrë derisa të dihet fati i saj. Dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99”.

https://fb.watch/i2uwqcI5Jk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Demiri: Koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në rrjetin social Facebook ka reagual…

Haradinaj mbledh strukturat e partisë, del me pesë pika për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë…

Grenell, përfundimisht do të largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, përfundimisht do të largohet nga pozita…

Çmime të reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2 denarë, ndërsa…

Taravari: Në kohën e Rankoviqit dhe Ali Ahmetit shqiptarët kanë ikur jashtë vendit

Në emisionin debativ në TV Shenja, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben…