Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se nuk do të kandidojë për nënkryetar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe në vend të kësaj do të tërhiqet nga politika.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një deklaratë e tij e tillë vjen pasi Duterte tha muajin e kaluar se do të kandidonte për nënkryetar në vitin 2022.

Kjo pasi që Kushtetuta e vendit e ndalon atë nga një mandat i dytë si president.

Por ai tani thotë se do të tërhiqet, pasi “ndjenja dërrmuese e filipinasve është se unë nuk jam i kualifikuar”.

Ky veprim vjen mes spekulimeve se vajza e tij mund të kandidojë për president.

Sara Duterte-Carpio, e cila aktualisht është kryebashkiake e qytetit jugor të Davao, ka dhënë mesazhe të përziera në lidhje me garën.

Muajin e kaluar ajo tha se nuk do t’i bashkohej garës, sepse ajo dhe babai i saj ishin pajtuar që vetëm njëri prej tyre të kandidonte për postin kombëtar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, ajo ka udhëhequr çdo sondazh të opinionit të kryer këtë vit.

Duterte bëri njoftimin në Manila, ku pritej të regjistronte kandidaturën e tij.

Nëse zonja Duterte-Carpio do të zgjidhej presidente, ajo ka të ngjarë të mbrojë babanë e saj nga akuzat penale në Filipine dhe nga prokurorët e ICC.

Duterte fitoi presidencën në vitin 2016 në një platformë të shtypjes së krimit dhe rregullimit të krizës së drogës në vend, por kritikët thonë se ai ka inkurajuar policinë të përfshihet në vrasje jashtëgjyqësore të të dyshuarve.

Në qershor, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare aplikoi për të hapur një hetim të plotë mbi vrasjet e atyre që merreshin me drogë në Filipine, duke thënë se mund të ishin kryer krime kundër njerëzimit.

Një raport i Amnesty International zbuloi se më shumë se 7,000 njerëz u vranë nga policia ose sulmues të panjohur të armatosur në gjashtë muajt e parë të presidencës së Duterte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…