Në Maqedoni vitin e kaluar kishte gjithsej 175 biblioteka me gjithsej 82.928 anëtarë, tregojnë të dhënat nga Enti shtetëror i statistikave, njofton Portalb.mk.

Numri i bibliotekave në vend për vite me radhë është i njëjtë dhe e vetmja gjë që ndryshon është lloji i bibliotekave, gjatë kohës, edhe atë nga biblioteka të specializuara në lloje tjera dhe anasjelltas. Krahasuar me vitin 2016, vitin e kaluar numri i bibliotekave të specializuara ka rënë nga 52 në 47, por numri i bibliotekave të arsimit të lartë është rritur nga 62 në 67.

Të dhënat statistikore tregojnë se në tre vitet e fundit numri i anëtarëve të bibliotekave në Maqedoni është zvogëluar ndjeshëm. Në vitin 2016, bibliotekat kanë pas 131.455 anëtarë, ndërsa vitin e kaluar ky numër është zvogëluar për 50.000. Rënia e interesit për anëtarësimin në bibliotekë midis qytetarëve të vendit nuk e ndryshon faktin që këto institucione kanë ende anëtarë besnikë.

Për sa i përket numrit të përdoruesve, vitin e kaluar në bibliotekat në vend ka pas gjithsej 851.600 vizita, ndërsa tre vjet më parë 893.409 shfrytëzues të bibliotekave. Kjo do të thotë që në fakt një numër më i vogël i anëtarëve i kanë vizituar bibliotekat shumë më tepër herë për të përdorur sallat e leximit, për të marrë libra dhe material tjetër bibliotekar për në shtëpi, ose për të përdorur shërbimet e ofruara nga bibliotekat në mjediset e tyre.

Sipas Entit shtetëror të statistikave, në vitin 2019 në vendin tonë ka pasur një bibliotekë kombëtare, 67 të arsimit të lartë, 47 të specializuara, tre për shkenca të përgjithshme, pesë biblioteka – institucione kombëtare dhe 52 biblioteka publike (popullore).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…