Rishi Sunak – i cili në mënyrë dramatike dha dorëheqje nga posti i kancelarit të martën – ka njoftuar se do të kandidojë për t’u bërë udhëheqësi i konservatorëve si dhe kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Largimi i Sunak nga detyra, së bashku me atë të sekretarit të Shëndetësisë, Sajid Javid, shkaktuan një vale dorëheqjesh që e detyruan Boris Johnson të jap dorëheqje nga pozita e liderit të konservatorëve.

Në një video të shpërndarë në Twitter, Sunak flet për rrënjët e familjes së tij në Britani – se si gjyshja e tij, u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e 60-ta përpara se familja e saj ta ndiqte atë një vit më vonë,  dhe si nëna e tij studioi për t’u bërë farmaciste dhe më vonë takoi babanë e Sunak.

“Ishte Britania, vendi ynë, që iu dha atyre dhe miliona njerëzve sikurse ata shansin për një të ardhme më të mirë”, thotë ai, duke shtuar se u fut në politikë sepse do që të gjithë të kenë të njëjtat mundësi si ai.

Sunak thotë se Mbretëria e Bashkuar po përballet me sfida të mëdha dhe vendimet e marra sot “do të vendosin nëse brezi i ardhshëm i britanikëve do të ketë gjithashtu mundësinë për një të ardhme më të mirë”.

Ai thotë se dëshiron ta udhëheqë vendin “në drejtimin e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bie prodhimi në SHBA/ Inflacioni shkon në 9.1%, rritet rreziku i recesionit

Kriza e fortë e çmimeve duket se po lëkund edhe ekonominë amerikane,…

Ministrja gjermane: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock konsideron që diskutimi për afrimin…

Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë mbi 30 tonë ushqime dhe ndihma mjekësore në Ukrainë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar një avion që transportonte më shumë…

Shkup, akuza ndaj një gazetari për nxjerrje të sekreteve zyrtare

Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut të marten ka ngritur akuza ndaj…