Rimeçi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr duket se do të zhvillohet në New York në nëntor apo në Cardiff në dhjetor.

Joshua i humbi titujt e botës IBF, WBA dhe WBO pasi u rrah keq nga Ruizi më 1 qershor në New York dhe tani e ka aktivizuar klauzolën në marrëveshjen me boksierin amerikan me prejardhje meksikane, e cila i jep atij të drejtën për rimeç, transmeton Gazeta Express.

Tani, datat e rimeçit janë përcaktuar dhe ai do të ndodhë ose më 29 nëntor në Madison Square Garen në New York ose më 14 dhjetor në Stadiumin e Cardiffit.

Raportohet se edhe dy vende, emrat e të cilave nuk janë bërë të ditur, kanë bërë oferta për të qenë nikoqire të rimeçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Distria Krasniqi e pranon medaljen nën lotët e gëzimit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka pranuar nën lotët e gëzimit medaljen…

Marku fiton me ndërprerje ndaj britanikut Charlton (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, e ka fituar përballjen me britanikun Rylan Charlton…

Përfundon ndeshja, Kosova me fitore të thellë ndaj San Marinos

Ka përfunduar miqësorja e Kosovës përballë San Marinos, ku Dardanët kanë shënuar…

Nora Gjakova në finale, ia siguron Kosovës edhe një medalje

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka kaluar në finalen e xhudos në Lojërat…

18-vjeçarja bën historinë në tenis

Britanikja Emma Raducanu mundi në finalen e US Open, kanadezen Leylah Fernandez…